Abazoviq flet për problemet në krijimin e qeverisë së re, thotë se Kisha Serbe pati ndikim në zgjedhje - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/09/2020 19:25

Abazoviq flet për problemet në krijimin e qeverisë së re, thotë se Kisha Serbe pati ndikim në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

23/09/2020 19:25

Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, tha se koalicioni nuk ka kërkesa të veçanta, por se ai pret që të mos ketë “njerëz joseriozë” në sektorët që lidhen me sigurinë kombëtare.

Kur u pyet se kush janë njerëzit joserioz, Abazoviq tha se dihet kuj i referohet, shkruan “Vijesti”.

Ai u tha gazetarëve në parlament se nuk ishte një kërkesë, por një propozim. Ai tha se ka ndoshta njerëz në koalicionin e tyre që nuk meritojnë pozicione të tilla.

“Ne kemi nevojë për shumë mençuri, ne nuk jemi vetëm përgjegjës ndaj votuesve tanë, por para të gjithë qytetarëve”, tha Abazoviq.

Ai tha se do të dëshironte që mbajtësi i listës së koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, të formonte qeverinë më të mirë.

I pyetur nëse kishat dhe manastiret janë një vend i përshtatshëm për negociata dhe nëse është mirë që personalitete fetare të marrin pjesë në marrëveshjet për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, Abazoviq tha:

“Unë u befasova kur dëgjova mendime të caktuara që përkojnë me partinë që unë përfaqësoj, e cila është 100 për qind civile”, tha Abazoviq dhe shtoi:

“Siç do të flisja me Reisin, kështu do të flisja edhe me Metropolitin. Kisha nuk e ndihmoi koalicionin tonë, por Zoti e ndihmoi. Ne duhet të flasim me ata me të cilët mund të gjejmë një zgjidhje”, shtoi ai.

Ai tha se kisha kishte shumë ndikim në procesin zgjedhor.