Abazi: Qeveria Kurti, domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale - Gazeta Express
string(87) "abazi-qeveria-kurti-domosdoshmeri-per-te-perfunduar-epoken-e-hipokrizise-institucionale"

Gazeta Express

10/12/2019 23:54

Abazi: Qeveria Kurti, domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale

Gazeta Express

10/12/2019 23:54

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se “koalicioni LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë e domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale”.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se është përkulur para  memorialit të serbëve të vrarë menjëherë pas luftës. në Grackë të Lipjanit, ku shkruan se ‘të vrarët janë viktima të terroristëve shqiptarë’.

“Kur e lejon Vuçicin të shpallë Millosheviqin hero në mes të Drenicës dhe përkulesh para pllakave të Grackës ku kanë shkruar për terrorin shqiptar, krijon hapësirën për mohimin e gjenocidit dhe masakrave që shteti serb ka kryer në Kosovë”, ka shkruar Abazi.

Andaj, sipas tij, “koalicioni LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë e domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale”.