Abazi: Përkulemi para sakrificës së tyre, para profesionit human
Zgjedhjet 2021
Gazeta Express
05/02/2021 15:29
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Abazi, sot ka takuar doktorët dhe infermierët të cilëve u është falënderuar përjetësisht.
Abazi gjithashtu ka cekur punën e tyre gjatë periudhës
së pandemisë.
Postimi i plotë:
“Përkulemi para sakrificës tyre, para
profesionit human!
Sot së bashku me deputetin Bajrush Xhemaili
takuam doktorët dhe infermierët të cilëve ju falenderohemi përjetësisht për të
bëmat e tyre heroike e sidomos gjatë periudhës së pandemisë!
Shpalosëm planin e #rimëkëmbjes për
shëndetësi, ku me theks të veçantë treguam platformën tonë për vaksinimin e 70%
të popullatës në 30 qendra vaksinimi deri në fund të verës në tërë Kosovën –
platformë e cila do ti jep fund pandemisë e do të ju kthehemi realitetit!