Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Gent Cakaj e ka marrë detyrën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë pasi që paraardhësi i tij Ditmir Bushati kundërshtoi ndarjen e Kosovës.
“Me qenë i verbër e mos me pasë sy në ballë nuk do të thotë mos me pasë tru me kujtu që Ditmir Bushatin e larguan nga Ministri i punëve të jashtme sepse refuzoi ndarjen e Kosovës”, është shprehur Abazi.
“Ndërsa çuni u bë ushtrues-detyre meqë publikisht, në TV, ka folur për ndarjen e Kosovës derisa shefi tij e kualifikonte si patetike pyetjen për krimet serbe në Kosovë”.