string(95) "abazi-kurti-i-interesuar-ta-godase-pecin-pasi-mori-shume-vota-dhe-e-konsideron-si-te-rrezikshem"

Gazeta Express

09/06/2025 20:15

Abazi: Kurti i interesuar ta godasë Peci­n pasi mori shumë vota dhe e konsideron si të ‘rrezikshëm’

Gazeta Express

09/06/2025 20:15

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka ngritur akuza të ashpra për korrupsion brenda Ministrisë së Bujqësisë, duke e akuzuar drejtpërdrejt ministrin Faton Peci për shpërndarje të padrejtë të subvencioneve dhe lidhje të dyshimta me eksponentë të afërt të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk mund të mos e barazoj krimin dhe korrupsionin e brendshëm që e ka bërë Peci me subvencionet aty,” deklaroi Abazi, në RTVDukagjini duke theksuar se fondet publike janë përdorur për të favorizuar individë të afërt me pushtetin.

Sipas tij, qindra mijëra euro janë dhënë për njerëz të lidhur me deputetë të Vetëvendosjes, gjë që ai e cilësoi si tradhti ndaj besimit të votuesve.

“Është fundi. Nëse këta njerëz janë votuar mbi bazën e një retorike kundër korrupsionit, atëherë heshtja përballë këtyre skandaleve është e pajustifikueshme,” tha Abazi.

Ai po ashtu përmendi raportimet për skandale të tjera brenda ministrisë, duke përfshirë çështjet e mbetjeve shtazore, lidhjet me kompani serbe dhe punësimet nepotike.

“Peci del sikur është më i padituri i mundshëm kur vendos kush punësohet e kush jo,” shtoi Abazi.

Në fund, ai hodhi dyshime se pas këtyre zhvillimeve qëndron vetë Kryeministri Albin Kurti.

“Sipas meje, Kurti është i interesuar të godasë Pecin, sepse pas zgjedhjeve të fundit Peci ka dalë me një numër të madh votash, çka për një paranojak si Kurti mund të jetë kërcënim”, u shpreh Abazi./Telegrafi

aaaaa