Abazi: Isa Mustafa po kontribon në kapjen e shtetit - Gazeta Express
string(56) "abazi-isa-mustafa-eshte-kontribuues-i-kapjes-se-shtetit1"

Abazi: Isa Mustafa po kontribon në kapjen e shtetit

Gazeta Express

29/05/2020 23:52

Zëvendëskryeminisri në detyrë Haki Abazi thotë se i pari i LDK’së, Isa Mustafa, duke bërë marrëveshje të fshehta me presidentin Hashim Thaçi po kontribuon në kapjen e shtetit.

“Ngutia për ta rrëzuar Kurtin në mes të pandemisë s’ka pasur të bëjë me mospajtimet në koalicion por për realizimin e planit me Thaçin”, thotë Abazi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Lexo Edhe:

“Qytetarët kanë votuar për një qeveri të udhëhequr nga Vetëvendosje, nuk kanë votuar për një qeveri të udhëhequr nga LDK’ja”, shton ai.

Sipas Abazit, edhe anëtarë dhe deputetë të LDK’së e kanë kuptuar planin e Mustafës për ta fuqizuar Thaçin në skenën politike.

“Mustafa është kontribuues i kapjes së shtetit. Ne kemi shpresuar që në një moment Mustrafa do të kthehet për të ndihmuar në shkapjen e shtetit….”, tha Abazi.

“Mustafa mund të tentojë të shes mjegull por njerëzit e kanë parë. Edhe njerëzit e LDK’së e kanë parë, edhe deputetët e LDK’së e kanë parë se është tentim për të bërë Thaçin protagonist politik ose me ja dhënë edhe një mandat tjetër si president”, tha Abazi.