Abazi: Fajtor për rritje të çmimit të rrymës nuk as KEDS e as ZRRE, por Qeveria nën udhëheqjen e Albin Kurtit   - Gazeta Express
string(107) "abazi-fajtor-per-rritje-te-cmimit-te-rrymes-nuk-as-keds-e-as-zrre-por-qeveria-nen-udheheqjen-e-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 8:12

Abazi: Fajtor për rritje të çmimit të rrymës nuk as KEDS e as ZRRE, por Qeveria nën udhëheqjen e Albin Kurtit  

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 8:12

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka hedhur akuza ndaj ish-shefit të tij Akbin Kurti në lidhje me rritjet e çmimit të energjisë që kanë ndodhur në Kosovë, por për paralajmërimin edhe të një rritjeje tjetër e ku KESCO veçse e ka përcaktuar në kërkesë që rritja të jetë 21.3 për qind.

Abazi në në intervistë për Ekonomia Online ka thënë se fajtor për rritje të çmimit të rrymës nuk është KEDS dhe as ZRRE, por Qevevria nën udhëheqjen e Albin Kurtit, e ku ka nënvizuar edhe se protestat duhet t’shkojnë te Qeveria dhe jo te këto dy instotucione.

E si dështim tjetër në lidhje me këtë Abazi e sheh edhe importin e energjisë.

“Do të thotë për pesë vite në Kosovë kjo do të ishte ngritja e katërt e çmimit. Do të thotë katër herë ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe kjo është ngritje nga një imponim i importit. Domethënë nuk është ngritje pse kemi investuar në kapacitetet gjeneruese të energjisë elektrike e tash si popull duhet me pagu atë koston e investimit të gjenerimit këtu. Çfarëdo që të ishte ajo, burimet e ripërtëritshme, burimet e gazit, çfarëdo që do të ishte që do të prodhohej në Kosovë dhe ne do të paguanim një kosto shtesë, mund të arsyetohej se ne në afatgjatë po sigurojmë energji të qëndrueshme për Kosovën.
Këto janë veprime ad hoc, arbitrare për shkak të temperaturave të ulëta jashtë, importi rritet, Kosova nuk ka arritur asnjë kilovat orë me shtuar në gjenerim, rrjedhimisht ky është dështim i qeverisë. Ky nuk është dështim i KEDS-it, as i ZRRE-së. Është gabim fatal nëse kësaj radhe nuk shkohet në adresën e duhur të asaj se kush e ka ngritur çmimin e energjisë elektrike”, tha ai.

Abazi përmend edhe ekzistencën e komisionit parlamentar që planifikohet aspekti i furnizimit me energji elektrike.

“Qytetarët duhet ta dinë qartë që ka një komision parlamentar i cili bashkë me qeverinë, ekzekutivin, në këtë rast ministren Rizvanolli dhe kryeministrin Kurti që diskutojnë edhe planifikojnë të gjitha aspektet e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Nuk e rrit çmimin KEDS-i, as ZRRE-ja. Këto janë pasoja të mosveprimit të qeverisë edhe të një situate e cila krijohet siç është tani kur Kosova nuk ka energji të mjaftueshme”, tha ai.

E sa i përket protestave Abazi thekson se nuk duhet të përkrahet ndonjë qëmorganizohet nga Kurti.

“Çfarë duhet të bëhet? Nuk duhet të përkrahur protestat e manipuluara nga Kurti, sepse kjo është humbje energjie. E kemi parë herën e kaluar një tortë te ZRRE-ja, dy-tri protesta drejt zyrës së ZRRE-së, dhe kjo është njëfarë zbrazje e ventilit të frustrimitsocial në drejtimin e duhur. Protestat qytetare, protestat e partive politike opozitare nëse e kanë seriozisht duhet të jenë të orientuara te qeveria sepse qeveria është fajtori i mungesës së strategjisë dhe veprimeve të duhura adekuate për furnizim me energji elektrike në mënyrë të rregullt dhe me mbajtje të çmimit në nivelin e kostove çfarë i kanë edhe vendet e rajonit por edhe ne këtu sipas të ardhurave që kemi”, nënvizoi ai.

Abazi e cilësoi situatën e rëndë derisa iu drejtua qytetarëve që rritja e çmimit të faturave të energjisëështë përgjegjësi e qeverisë e jo e ZRRE-së apo edhe KEDS-it.

“Situata është shumë e rëndë, njerëzve janë duke u rritur faturat edhe përtej asaj që kanë shpenzuar me koston të cilën e kanë pasur një vit më parë në krahasim. Një rritje të mundshme të paralajmëruar me 21 për qind, unë jam i bindur që sado që kjo po bëhet rreth kohës së pranverës kur fillon të bjerë konsumi, sepse kjo është taktika e djallit që kur po bie konsumi po rritet që vitin tjetër me harru se është rritë për 20 për qind kur rritet prapë konsumi, por unë mendoj që qytetarët janë më të mençur se aq, sidomos ata të cilët për çdo muaj duhet të ndajnë një pjesë të madhe të pagës së tyre për t’i paguar faturat dhe po ju them, po ju lus meqë ma keni dhënë mundësinë qytetarëve që të mos humbasin energji duke shkuar me protestu te ZRRE-ja as te KEDS-i, sepse ajo është furnizues edhe distribuues. KEDS-i shpërndan energji elektrike, koston e përcakton Qeveria e Republikës së Kosovës me veprim ose joveprim të zhvillimit të sektorit energjetik”, potencoi ai.
Sa i përket cështjes së rinumërimit të votave tëzgjedhjeve të 28 dhjetorit, Abazi e cilësoi si pikë e zezë e sistemit elektoral. Ai gjithashtu përmendi tri faza të keqpërdorimit qytetar.

“Proces i dëmtuar jashtëzakonisht shumë, integretetii votës së vullnetit të qytetarëve është i dëmtuar do tëthotë në çfardo lloj veprimi kjo do të shënohet si njëndër pikat e zeza të sistemit elektoral edhe tënxjerrjes së vullnetit qytetar edhe unë mendoj që këtu ka punë jashtëzakonisht shumë prokuroria nuk guxojmë asnjë prej akterëve politik por edhe ata që e kanë për detyrë zbatimin e ligjit që të përfundoj kjo në heshtje sepse unë kam tërhequr vëmendjen edhe në të kaluarën, që janë tri faza të keqpërdorimit qytetar: një është blerja e votës para se qytetarët tëshkojnë tek kutitë e votimit që bëhet kryesisht prej njerëzve të partive politike që kanë mundësi financiare por edhe mungesë integriteti si kandidat sepse brenda partive politike kjo cështje nuk diskutohet dhe nganjëherë nuk ju shkon për shtati disa grupacioneve të fuqishme përbrenda. E dyta është kontrolli i votës në momentin e hyrjes në qendrën e votimit, ku komisionerë, njerëz të paguar të partive, rrjete kriminale, orientojnë njerëz që nuk kanë ide se për kë votojnë, se ku do të votojnë. Kemi një numër të madh njerëzish të cilët e kanë vullnetin, por nuk do të thotë që domosdoshmërisht e dinë pozicionin edhe votën e tyre. Dhe e treta është mandej këto makinacionet që këto dokumentohen sepse janë të shkruara në letër”, tha tutje ai.

Ai tha se dënimet duhet të adresohen edhe te kandidatët e jo vetëm tek “rrjeti kriminal” siç e quajti ai.

“Por unë mendoj që dënimet duhet të jenë shumë të qarta për ata të cilët kanë prekur qoftë edhe një votë të vetme. Dhe këtu nuk duhet ndalur tek rrjeti kriminal, kushdo që janë ata: komisionerë, vëzhgues, njerëz brenda, por edhe te kandidatët të cilët kanë lidhur marrëveshje me të tillë, në çfarëdo lloj transaksioni, qoftë direkt financiar, qoftë kontrata për përfitime në të ardhmen. Këtu duhet pastruar njëherë e përgjithmonë sepse kjo nuk është demokraci.
As njerëzit që përfundojnë në Kuvendin e Republikës nuk janë njerëz që përfaqësojnë qytetarët, sepse e keni parasysh, sidomos legjislaturat e fundit keni pasur deputetë të heshtur. Arsyeja pse ata heshtin është se aty janë nëpërmjet një rruge të shkurtër kriminale dhe jo nëpërmjet marrëdhënies dhe sinqeritetit të plotë me qytetarët”, nënvizoi ai.

I dështuari kryesor mbetet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas Abazit.

“KQZ-ja ka dështuar edhe njëherë. KQZ-ja është e dështuar edhe për procesin e kontrollit të numërimit, mos të flasim për cilësinë. Domethënë, kjo duhet t’i faturohet KQZ-së dhe duhet rishikuar se a është ky kompozicion i KQZ-së ai i cili më së miri e ruan përfaqësimin demokratik të qytetarëve. Partitë politike po se po, domethënë është niveli i njëfarë bashkëpunimi të heshtur drejt manipulimit të votës, sepse e thashë më herët, ka interesa të ngushta. Dhe kjo është arsyeja pse jemi në këtë gjendje në të cilën jemi si shtet: në gjendje të një demokracie me deficit të lartë dhe mungesë të plotë të debatit demokratik, edhe në Kuvend, edhe në institucionet e duhura”, tha ndër tjerash.

Kritika adresoi edhe te ministri i Mbrojtjes.

“Ato parti të cilat kanë lejuar që më së shumti t’u ndodhë manipulim. E dini çfarë krimi është kur kolegu tënd, me të cilin ose me të cilën mendoni që jeni duke mbrojtur interesin e shtetit, interesin e qytetarëve, t’ia vjedhë votën edhe t’ia kalojë votën dikujt tjetër ose t’ia kalojë votën vetes? Nuk ka krim më të madh. Kur e prek votën, nuk është me rëndësi cila parti është, është me rëndësi që njerëzit të cilët bëjnë një gjë të tillë, unë nuk kuptoj si është e mundur që Ministri i Mbrojtjes sot të jetë Ministër i Mbrojtjes nëse atij i janë bartur votat si deputet. Nuk është me rëndësi si është emri i Ministrit të Mbrojtjes. Është me rëndësi që nuk mund t’i besosh integritetin e institucioneve, njerëzve të cilët lejojnë që kolegut të tij t’i vjedhen votat edhe t’i barten atij”, thotë ai.

Abazi e përmendi edhe Kurtin, e madje Lëvizja Vetëvendosje mbetet përgjegjësi i parë nga subjektet politike, sipas tij.

“Unë nuk e di si është e mundur Kurti, i cili ka gjuajtur molotov në Parlamentin e Kosovës, të marrë me kaq lehtësi faktin që deformohet vullneti i qytetarëve dhe demokracia në Kosovë. Domethënë, në rangun e përgjegjësisë, Lëvizja Vetëvendosje ka më së shumti sepse është partia që ka marrë më së shumti vota, edhe ka një numër të madh të njerëzve të cilëve u është kaluar vota gjithashtu. Mandej vijnë partitë tjera të cilat janë më të vogla, por gjithashtu ky debat nuk duhet të vdesë, as nuk duhet të jetë vetëm nëpër media. Duhet të shtrihet në strukturat e partive politike që njëherë e përgjithmonë të qartësohet situata: ku është meritokracia, pse propozohen njerëz në krye të listave në formën si propozohen dhe nuk propozohen njerëz të cilët vërtet janë të dëshmuar që jo vetëm në karrierën e tyre profesionale janë të pastër e me integritet, sepse kjo është demokracia, ky është Kuvendi, i njerëzve të pastër e me integritet dhe pse në dhjetëshet, listat e dhjetësheve, përfshihen njerëz të caktuar të partive. Përndryshe nuk ka demokraci. Përndryshe nuk ka ecje progresive përpara, sepse përfundojmë me njerëz që i kanë borxh dikujt. I kanë borxh atij të cilit i kanë bartur, ose që e kanë futur brenda dhjetëshes, ose që ia ka blerë votat diku”, shtoi Abazi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement