Pas zotimit të Presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë – Serbi, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e detyrimeve nga Beogradi.
Këto deklarata sipas ish-deputetit, Haki Abazi, njëherësh edhe ish-anëtar i VV-së janë reagime të pakalkuluara mbi peshën që bartin.
Abazi mes tjerash tha vendi tashmë është izoluar.
“Përkufizimi është se ndodhemi në një izolim të harruar, në të gjitha aspektet e mundshme. Kjo klithmë nëse mund ta quajmë e Qeverisë Kurti është njëfarë tentimi për me i’u thënë qytetarëve që nuk jemi të izoluar. Që Amerika po flet diçka për ne, e që është fatkeqësi më i’u thënë të drejtën se është reagim i pa kalkuluar dhe jo strategjik”./Gazeta10