Abaz Hoxha: Filmi kronikal dhe dokumentar më i rrezikshmi në diktaturë - Gazeta Express
string(69) "abaz-hoxha-filmi-kronikal-dhe-dokumentar-me-i-rrezikshmi-ne-diktature"

Abaz Hoxha: Filmi kronikal dhe dokumentar më i rrezikshmi në diktaturë

Arte

Gazeta Express

24/11/2021 19:28

Themeluesi i kinemasë shqiptare Abaz Hoxha shfaqet në ambientet e Arkivit të filmit, mes miqve kineast, të cilëve u ka dhënë të gjithëve nga një dorë, për ndërtimin e karrierave të tyre. Bisedën e nis kështu.

“Dashuria ime është kinematografia.”

Lexo Edhe:

Edhe studimi i kinemasë nis po me të, kësaj here prezanton  librin“ Historia e kinematografisë shqiptare. Zhanri kronikal dhe dokumentar, renditet sipas tij ndër më të rrezikshmit nën diktaturë, kujton momentin e shfaqjes së Fadil Pacramit në një kinema.

Megjithëse ai pranon se kinemaja u përdor si motor i propagandës, ai thotë se ka mbi 400 filma që pasqyrojnë historinë e kohës. Një mesazh e ka edhe për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, e cila nuk mbështet filmin dokumentar.

“Akoma nuk po e kuptojnë se filmi dokumentar është historia e vendit.”

Në nder të tij shfaqet e dhe filmi dokumentar me skenar te Angjelina Xharës dhe regji të ilir Harxhit. Autori  thotë se në  vlerësimin e  njerëzve dhe historisë nuk duhet të përdorim vetëm syzet e sotme, por duhet analizë e kohës dhe e ngjarjeve  kur ata vepruan, në të kundërt, do binim në mohimin e çdo traditë dhe çdo figurë historike dhe do të shlyenim kujtesën e kombit.

Fillimet e kinemasë shqiptare, sipas Abaz Hoxhës nisin në 1945 me shfaqjen e filmave te huaj, ndërkohë që filmi i parë është realizuar nga Mandi Koci. Hoxha është autor i 23 librave për kinematografinë shqiptare dhe botërore dhe figurave përfaqësuese të tyre, hartues i Enciklopedisë së parë të Artit. /abcnews.al/