Abakarov, nënkampion europe! Mundësi i natyralizuar ia siguron Shqipërisë medaljen e argjentë - Gazeta Express
string(91) "abakarov-nenkampion-europe-mundesi-i-natyralizuar-ia-siguron-shqiperise-medaljen-e-argjente"

Abakarov, nënkampion europe! Mundësi i natyralizuar ia siguron Shqipërisë medaljen e argjentë

Sporte tjera

Gazeta Express

19/02/2024 9:13

Mundja shqiptare mori një tjetër medalje në Evropianin e kësaj disipline sportive që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Zelimkhan Abakarov u shpall nënkampion i Evropës në kategorinë e peshës deri në 61 kg në stilin e lirë teksa në finale u mposht nga mundësi rus që garon si neutral, Magomedov me rezultatin 7-4.

Lexo Edhe:

Ishte ky një duel me shumë rivalitet teksa të dy mundësit kërkuan triumfin final, por në fund Abakarov u detyrua të dorëzohej përballë kundërshtarit të tij dukë varur medaljen e argjendtë në qafë, shkruan tch.

Vlen të theksohet se abakarov ishte në avantazh kundrejt Magomedov, por që nuk mundi  ta ruajë atë dhe në fund u kënaq me vendin e dyte.

Medalja e argjendtë e Abakarov pason atë të artë që fitoi islam Dudaev pasditen e së shtunës në kategorinë deri në 65 kg pasi mundi në finale Rashidov.