AAK'ja reagon ndaj deklaratës franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(70) "aakja-reagon-ndaj-deklarates-franko-gjermane-per-dialogun-kosove-serbi"

AAK’ja reagon ndaj deklaratës franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta Express

23/05/2020 23:43

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës, ku bëhet thirrje për rifillim sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.

Anëtarja e Aleancës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar dy shtetet e BE-së për paqartësi në shkresën e tyre.

Lexo Edhe:

Ajo në Twitter ka shkruar se ato nuk janë të qarta dhe as të vendosura për parimet e dialogut, qëllimin e dialogut, e as që ka ndonjë pëkrahje të fuqishme që e garanton marrëveshjen finale.

Reagimi i plotë i Haradinaj-Stubllës:

Shkrimi i përbashkët franko-gjerman ndonëse i mirëseardhur, i mungon qartësia dhe vendosmëria e nevojshme, posaçësisht në:

– parimin e dialogut për hedhjen poshtë të ndryshimit të kufijve,

– qëllimin e dialogut për arritjen e njohjes reciproke si marrëveshje finale,

– përkrahjes së fuqishme evropiane për të dyja palët, për garantimin e kësaj marrëveshjeje.