AAK'ja kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë me procedurë të përshpejtuar - Gazeta Express
string(92) "aakja-kerkon-qe-projektligji-per-rimekembje-ekonomike-te-kaloje-me-procedure-te-pershpejtuar"

AAK’ja kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë me procedurë të përshpejtuar

Gazeta Express

14/08/2020 19:22

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka kërkuar që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, për të cilin po diskutohet në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, të kalojë në procedurë të përshpejtuar.

Ai tha se duhet sa më shpejt t’i mundësohet Qeverisë së Kosovës implementimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Lexo Edhe:

“Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 që e kemi sot para nesh është prioritet para prioriteteve dhe duhet ta kalojmë me procedura të përshpejtuara siç është propozuar nga komisioni për Buxhet dhe Transfere. Duhet t’ia mundësojmë qeverisë fillimin e implementimit sa më të shpejtë të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, e cila është në interes të bizneseve, të punësuarve në sektorin privat në Kosovë, fermerëve, prodhuesve vendor dhe qytetarëve të vendit që do të përfitojnë nga masat e parapara nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike COVID-19”, ka deklaruar ai, përcjell KP.