AAK'ja i zëvendëson tre kandidatët e dënuar, i dërgon emrat e rinj në PZAP - Gazeta Express
string(72) "aakja-i-zevendeson-tre-kandidatet-e-denuar-i-dergon-emrat-e-rinj-ne-pzap"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 13:37

AAK’ja i zëvendëson tre kandidatët e dënuar, i dërgon emrat e rinj në PZAP

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 13:37

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u lejua kandidimi për shkak të problemeve me ligjin.

Kështu merr vesh Gazeta Express nga burime të saj brenda PZAP-së.

Lexo Edhe:

Përveç AAK-së edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputet nuk kanë arritur të certifikikohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas pak minutash pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja. /Express/