AAK zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash, ia merr Nismës Enver Hotin në Malishevë - Gazeta Express
string(87) "aak-zyrtarizon-kandidatet-per-kryetare-komunash-ia-merr-nismes-enver-hotin-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 17:47

AAK zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash, ia merr Nismës Enver Hotin në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 17:47

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka vendosur emrat e kandidatëve për kryetar në komunat e vendit.

AAK-ja, siç bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, me votë unanime ka miratuar nominimet e 5 kandidaturave të fundit për kryetarë komunash, nisur nga Enver Hoti, ish- anëtar i Nismës, i cili do të jetë kandidat për kryetar të Malishevës, Hafize Sallahu për Kaçanik, Mensut Ademi për Vushtrri, Ali Krasniqi për Obiliq dhe Beqir Kiqina për Drenas, me të cilët “mbyllet cikli i kandidaturave të Aleancës për zgjedhjet lokale 2025”.

Aleanca më herët kishte zyrtarizuar kandidaturat për 19 komuna të tjera.

Haradinaj tha se “AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare”.

Kjo është lista e kandidatëve të AAK-së për kryetarë komunash, që sipas Haradinajt, “përbëhet nga figura të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve”:

• Ardian Gjini – Gjakovë

• Ali Berisha – Pejë

• Bali Muharremaj – Suharekë

• Smajl Latifi – Rahovec

• Zenun Elezaj – Klinë

• Bashkim Ramosaj – Deçan

• Bekë Berisha – Prishtinë

• Ajet Avdyli – Novobërdë

• Nazim Gagica – Gjilan

• Besnik Krasniqi – Prizren

• Xhemile Murati – Ferizaj

• Qazim Nimani – Mitrovicë

• Faton Jakupi – Kamenicë

• Ukë Blakaj – Istog

• Agron Kuçi – Junik

• Vildane Latifi – Fushë Kosovë

• Baki Feta – Podujevë

• Labinot Bislimi – Viti

• Ilir Tasholli – Lipjan

• Hafize Sallahu – Kaçanik

• Mensut Ademi – Vushtrri

• Ali Krasniqi – Obiliq

• Beqir Kiqina – Drenas

• Enver Hoti – Malishevë