Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas zhvillimeve të fundit politike në vend.
Pas përfundimit të mbledhjes, AAK njoftoi se do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet sot, më 6 mars 2026, në ora 17:00, në selinë qendrore të AAK-së.
Kjo parti anuloi zgjedhjet e brendshme të planifikuara në të cilat kryetari Ramush Haradinaj pati në plan të mos kandidonte më.
Lëvizja erdhi pasi presidentja Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.