Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar 54 mijë 684 euro për periudhën prill-maj 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga këto para, AAK shpenzoi 30 mijë euro për blerje të zyrave të reja pasi selia kryesore e partisë u shpërngul nga objekti që kishte në shfrytëzim më parë.
AAK dha 10 mijë e 961 euro për paga për këta tre muaj, ndërsa për “shërbimet tjera kontraktuese” pagoi 4720 euro, si dhe 3000 qira.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar shpenzimet e partive politike parlamentare gjatë tremujorit prill-qershor 2025.
KQZ tha se këtë raport e publikoi me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike. Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike./Express/