AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor që e pezulloi me 6 mars, Haradinaj jep detaje - Gazeta Express
string(87) "aak-rifillon-procesin-e-brendshem-zgjedhor-qe-e-pezulloi-me-6-mars-haradinaj-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 17:44

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor që e pezulloi me 6 mars, Haradinaj jep detaje

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 17:44

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth mbledhjes që ka mbajtur sot Këshilli  i Përgjithshëm i kësaj partie, duke bërë të ditur se është vendosur për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, proces ky i pezulluar më 6 mars.

Haradinaj ka njoftuar se procesi zgjedhor i AAK’së do të rifillojë me 27 mars, dhe, do të përfundojë me 24 maj.

‘’ Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës’’, ka shkruar Haradinaj.

Postimi:

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës sot ka mbajtur mbledhjen e 180-të, në të cilën ka vendosur për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, proces ky i pezulluar më 6 mars 2026.

Konform vendimit të datës 12 shkurt 2026, procesi i brendshëm zgjedhor rifillon më 27 mars 2026 dhe përfundon më 24 maj 2026, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të AAK-së.

Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës.

Ky është njëkohësisht proces i afrimit me qytetarët, i reformës së brendshme në parti dhe i fuqizimit të strukturave, me synim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës në gjithë vendin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement