AAK pezullon zgjedhjet e brendshme pas shpërndarjes së Kuvendit - Gazeta Express
string(63) "aak-pezullon-zgjedhjet-e-brendshme-pas-shperndarjes-se-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:57

AAK pezullon zgjedhjet e brendshme pas shpërndarjes së Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:57

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga ora 16:00 do të mbaje mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues. 

Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Një nga pikat kryesore është pezullimi i zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe plani i AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku pritet të trajtohen çështje si lista zgjedhore, programi zgjedhor dhe organizimi i shtabit zgjedhor”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement