AAK-ja e gatshme të diskutojë me Osmanin për Asociacionin, Tahiri: S'është temë që duhet t'i ikim - Gazeta Express
string(93) "aak-ja-e-gatshme-te-diskutoje-me-osmanin-per-asociacionin-tahiri-seshte-teme-qe-duhet-ti-ikim"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2023 17:17

AAK-ja e gatshme të diskutojë me Osmanin për Asociacionin, Tahiri: S’është temë që duhet t’i ikim

Lajme

Gazeta Express

10/12/2023 17:17

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës s’ka martrë ende ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e paralajmëruar të saj me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nga partia e Ramush Haradinajt janë dhënë sinjale se do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Bislimi tha në një konferencë për media se kjo parti nuk do t’i ikë diskutimi9t rreth kësaj çështjeje.

Lexo Edhe:

“Kemi dhënë qëndrimin të parët se ky statut ka probleme serioze, të cilat duhet t’i adresojë Gjykata Kushtetuese… Te çështja e presidentes nuk kemi ftesë, por kjo nuk është një temë që ne duhet t’i ikim. Sikur të ishte mbarë e mirë, në ditën kur e ka marrë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këtë draft, është dashur të na jepej nga një kopje dhe të mos vijë puna të na e japin nëpër zyre të partive parlamentare të opozitës nga dikush i BE-së…Por, kur të ndodhë ai takim, normal se do të jemi”, tha ai.

Presidentja Osmani ka paralajmëruar para pak ditësh se do t’i ftojë në një takim partitë opozitare pë diskutuar me to në lidhje me draft-statutin e propozuar të ndërkombëtarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.