Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është e ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.
Ajo është pyetur nëse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka kërkuar PDK-së që të votojnë Vjosa Osmanin për presidente.
Çitaku tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, duke thënë se Rama nuk përfshihet në politikat e PDK-së.
“Asnjëherë Edi Rama nuk është përfshirë, as nuk ka ndërhyrë në politikat e PDK-së. Asnjëherë Rama nuk e ka kërkuar këtë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express