Deputeti nga komunitetet jo-shumicë, Elbert Kransiqi, pasi ka propozuar kandidat për nënkryetarë, ka kërkuar që votimi të bëhet ndaras nga kandidaturat e tjera të komuniteteve të tjera, në këtë rast të komunitetit serb.
Seanca është ndërprerë për pak minuta, pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se nuk ka unanimitet që votimi të bëhet në pako sikurse nënkryetarët e partive shqiptare.
Njohës të procedurave në Kuvend, kanë thënë për Gazetën Express se edhe votimi i kandidatëve për nënkryetar nga komunitete joshumicë duhet të bëhet në pako dhe se ndarja është shkelje procedurale.