Procesi i votimit nga jashtë për zgjedhjet e 11 majit është vlerësuar si një ndër arritjet më të rëndësishme të këtij cikli zgjedhor nga kreu I KQZ Ilirjan Celibashi.
Ai ka ka theksuar se ky proces ka qenë i realizuar në përputhje me të gjitha standardet dhe ka garantuar fshehtësinë e votës për çdo votues.
“Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit.
Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ.
Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës.
Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”-u shpreh Celibashi.