A u konsultua me Thaçin e Veselin për dorëheqjen, Krasniqi: Ata s’përzihen në vendimet e PDK’së, mit i krijuar nga kundërshtarët politikë - Gazeta Express
string(132) "a-u-konsultua-me-thacin-e-veselin-per-doreheqjen-krasniqi-ata-sperzihen-ne-vendimet-e-pdkse-mit-i-krijuar-nga-kundershtaret-politike"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 15:59

A u konsultua me Thaçin e Veselin për dorëheqjen, Krasniqi: Ata s’përzihen në vendimet e PDK’së, mit i krijuar nga kundërshtarët politikë

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 15:59

Pak më parë, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

I pyetur se nëse është konsultuar me ish-krerët e kësaj partie për këtë gjë, me Hashim Thaçin, dhe Kadri Veselin, ai ka thënë këta dy të fundit nuk përzihen në vendimet e as në udhëheqjen e PDK’së.

‘’Përkundër miteve që kryesisht krijojnë kundërshtarët tonë politikë, zoti Thaçi e zoti Veseli, as nuk janë përzi as nuk përzihen në udhëheqjen e as vendimet e PDK. Këto kanë qenë deklarata dashkëqija, kështu që jo nuk kam pasur diskutime me ta. Sepse ka qenë shumë vështirë t’i shohim e t’i kontaktojmë.  Por ne e njohim aq mirë njëri-tjetrin, kam qenë nënkryetar edhe i Thaçit edhe Veselit për kohë të gjatë, kemi bashkëpunuar shumë, nuk besoj dhe shpresoj që s’ka me i befasu. Dhe jam i bindun që edhe sot kur e marrin vesh këtë vendim, ata e dinë që ky është vendim i duhur’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement