“A të qaj” – reagimi i çuditshëm i Pochettinos pas barazimit ndaj Bournemouth - Gazeta Express
string(73) "a-te-qaj-reagimi-i-cuditshem-i-pochettinos-pas-barazimit-ndaj-bournemouth"

“A të qaj” – reagimi i çuditshëm i Pochettinos pas barazimit ndaj Bournemouth

Futboll

Gazeta Express

17/09/2023 23:29

Mauricio Pochettino dha përgjigje sfiduese pasi që Chelsea i tij u sha përsëri dhe u fishkëllye pas edhe një tjetër paraqitje zhgënjyese të tyre në Premier Ligë

Chelsea ka vazhduar me ndeshje të dobëta këtë sezon duke barazuar pa gola kundër Bournemouthit të dielën.

Lexo Edhe:

Blutë kanë arritur të marrin pesë pikë nga pesë ndeshje dhe për momentin janë në vendin e 14-të në tabelë por ecuria e tyre varet edhe për shkak se shumë lojtarë për momentin janë të lënduar, përfshirë kapitenin Reece James, sulmuesin Chrisopher Nkunku, mesfushorët Romeo Lavia dhe Moises Caicedo, mbrojtësit Wesley Fofana dhe Benoit Badiashile.

Trajneri i tyre i ri, Pochettino është ankuar përsëri për problemet me lëndimi, por po ashtu ka kritikuar mbrojtësit e tij të krahut për paraqitjen e tyre në stadiumin Vitality. Malo Gusto dhe Levi Colwill startuan në krahun e djathtë, përkatësisht të majtin, derisa Ben Chilwell hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.

“Me të gjithë futbollistët, të pa lënduar kuptohet, ne do të konkurronim për çdo trofe, por, pse është ndryshe për ne? Ne i kemi 12 futbollistë të lënduar për fat të keq. Ne kemi 3 apo 4 djem të ri, dy portier në bankë, a t’ia filloj të qajë? Jo, e pranoj këtë dhe do të vazhdoj. Bournemouth ka skuadër të mirë”, tha ai kur u pyet pas ndeshjes si mysafirë.

“Një gjë që jam i zhgënjyer është se ata (mbrojtësit e krahut) tentonin të shkonin përpara më shumë dhe krijonin konfuzion tek futbollistët ofensivë dhe i jepnin mundësi kundërshtarit që të krijojnë mundësi”, shtoi ai.

Ish menaxheri i Tottenhamit ka shkuar edhe me larg duke thënë që Silva ishte i frustruar me shokët e skuadrës pasi që atyre ju mungonte disiplina.

Chelsea ka shpenzuar afërsisht 400 milionë funte afër 500 milionë euro dhe ka thyer rekordin në Premier Ligë duke e transferuar Caicedon për 115 milionë euro nga Brighton.

Skuadra nga Londra Perëndimore me pronar Todd Boehly dhe Clearlake Capital kanë shpenzuar 1.1 miliard euro për tri merkato dhe ende e shohin veten në pjesën e fundit të tabelës. Chelsea kthehet përsëri në aksion të dielën e ardhshme ku do të luan në Stamford Bridge kundër Aston Villës. /GazetaExpress/