Lakuriqët e natës nuk janë të verbër dhe në fakt mund të shohin mjaft mirë duke përdorur sytë e tyre. Shumica e lakuriqëve kanë veshë të zhvilluar që u japin atyre një formë orientimi në errësirë, të njohur si echolocation.
Fakti që ata e kanë shqisën e të dëgjuarit shumë të zhvilluar nuk nënkupton që ata janë të verbër. Lakuriqët e natës përdorin dëgjimin e tyre që të arrijnë ta sigurojnë ushqimin në errësirën që i rrethon gjatë natës dhe përdorin shikimin që të mund të gjejnë ushqimin gjatë ditës.
Të parit e lakuriqëve të natës përshtatet me kushtet e dritës së ulët që është e pranishëme kryesisht gjatë agimit dhe muzgut.
Natyrisht që shqisa e të parit tek lakuriqët nuk është e zhvilluar aq të arrijnë të identifikojnë ngjyrat sa njeriu, mirëpo, vizioni i tyre i përgjithshëm është më i mirë sesa mund të jetë te njerëzit gjatë agimit dhe muzgut.
Në librin e tyre për lakuriqët e natës, autorët Barbara Schmidt-French dhe Carol Butler deklarojnë: “Dikush me shikim të dobët quhet zakonisht ‘i verbër si lakuriq nate’, por shprehja është e papërshtatshme pasi lakuriqët në fakt mund të shohin mjaft mirë, me mprehtësi vizuale që varion nga një specie në tjetrën.
Si megabatët ashtu edhe mikrobatët mbështeten në shikimin e tyre gjatë ndërveprimeve sociale me njëri-tjetrin dhe për të parë grabitqarët. Megabatët kanë sy të mëdhenj dhe varen nga shikimi për t’u orientuar gjatë fluturimit dhe për të gjetur ushqim.
Shumica e mikrobateve përdorin ekolokacion për të lundruar dhe gjetur ushqim, dhe ata priren të kenë sy më të vegjël, megjithëse ata gjithashtu përdorin shikimin gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme dhe për të zbuluar objekte jashtë gamës efektive të ekolokimit, që është rreth dhjetë deri në njëzet metra.
Disa lakuriq nate janë gjithashtu në gjendje të ‘manipulojnë’ modelin vizual, gjë që mund të ju ndihmojë për gjetjen e ushqimeve si nektari dhe frutat.
Thënë ndryshe, “je i verbër si lakuriq nate”, duhet të nënkuptojë se keni vizion të shkëlqyer në kushte me dritë të ulët, edhe pse zakonisht ka për qëllim të nënkuptojë se keni shikim të dobët.
Kjo frazë ndoshta e ka origjinën nga fakti se lakuriqët e natës kanë modele fluturimi të shpejta dhe të çrregullta që duken si ‘lëvizja’ e një personi të verbër.
Marrë nga: Science Questions with Surprising Answers
Nga: Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në West Texas A&M University.
Përkthyer nga: Shkendije Berisha /GazetaExpress/