A rrezikon Sylvinho nëse Shqipëria nuk merr rezultat pozitiv me Serbinë? Përgjigjet presidenti i FSHF-së, Duka - Gazeta Express
string(108) "a-rrezikon-sylvinho-nese-shqiperia-nuk-merr-rezultat-pozitiv-me-serbine-pergjigjet-presidenti-i-fshf-se-duka"

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 13:38

A rrezikon Sylvinho nëse Shqipëria nuk merr rezultat pozitiv me Serbinë? Përgjigjet presidenti i FSHF-së, Duka

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 13:38

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë atë që po konsiderohet si një finale në muajin e ardhshëm.

Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në ndeshjen që është vendosur të luhet në Leskovc, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy kombëtare do të ballafaqohen mes vete në eliminatoret e Botërorit 2026, ndërsa dueli i parë mes tyre në Tiranë përfundoi baras.

Tash, trupa e Sylvinhos ka nevojë më shumë se kurrë për një fitore në Serbi për ta “gozhduar” pozitën e dytë, e cila çon në “play-off” për kualifikim në garën që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Por, çka do të ndodhë nëse Kuqezinjtë nuk do të arrijnë të nxjerrin rezultat pozitiv në Serbi?

Për këtë përgjigje ka presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili e dha një intervistë në emisionin “Opinion” në Klan.

“Nëse ne do të kualifikohemi në Botëror, Sylvinho padyshim që do të jetë trajneri ynë në të ardhmen. Nëse nuk do të kualifikohemi në Botëror, kjo gjë diskutohet shumë”, u shpreh kreu i futbollit shqiptar. /Gazeta Express