A punojnë ende kryeministri e kryeparlamentarja në Universitetin e Prishtinës? - Gazeta Express
string(77) "a-punojne-ende-kryeministri-e-kryeparlamentarja-ne-universitetin-e-prishtines"

A punojnë ende kryeministri e kryeparlamentarja në Universitetin e Prishtinës?

Gazeta Express

17/10/2020 21:58

Nuk i bashkojnë vetëm pozitat në institucione shtetërore. Liderët në Kosovë kanë edhe karrierë akademike.

Ardita Rashiti

Lexo Edhe:

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani veç të tjerash njihet edhe si ligjëruese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo e njëjta, ka pezulluar detyrimet nga marrëdhënia e punës në UP, pasi u bë kryekuvendare.

Kjo figuron edhe në deklarimin e pasurisë së Osmanit.

Kontratë të përhershme me Universitetin e Prishtinës ka edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Ky i fundit ligjëron në Fakultetin Ekonomik.

Por që nga 1 tetori, sipas Rektoratit, Hoti ka pezulluar marrëdhënien e punës me UP-në.

“Profesor Avdullah Hoti ka thirrjen e fundit akademike si profesor i rregullt dhe kontrata e tij me UP-në është e përhershme, mirëpo përkundër kësaj, profesor Hoti nga 1 tetori 2020, ka pezulluar të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës në UP, me të drejtën e rikthimit në pozitën e njëjtë pas përfundimit të mandatit në krye të Qeverisë së Kosovës”, kanë deklaruar nga Rekotorati i UP’së.

Për dallim nga Osmani e Hoti, ministrja Hykmete Bajrami është duke vazhduar angazhimin edhe në arsim.

Nga Universiteti i Prishtinës e njëjta merr pagë sekondare.

Edhe deputeti Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës shërben si mësimdhënës.

Madje në deklarimin e fundit të pasurisë, Kuçi ka përshkruar të ardhura edhe nga Universiteti i Pejës dhe një kolegj privat.

Nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, i thanë televizionit se Kuçi nga ky institucion merr pagë sekondare.

Nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim po thonë që është praktikisht e pamundur të mbahen disa pozita.

Ditëve të fundit nga disa organizata studentore ka pasur kritika ndaj liderit të LDK-së, Isa Mustafa se nuk ka mbajtur ligjëratat si profesor.