A po ta shkatërron lodhja jetën? Ekspertët e gjumit zbulojnë 4 këshilla të sigurta për një gjumë të mirë - Gazeta Express
string(103) "a-po-ta-shkaterron-lodhja-jeten-ekspertet-e-gjumit-zbulojne-4-keshilla-te-sigurta-per-nje-gjume-te-mire"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/11/2025 19:20

A po ta shkatërron lodhja jetën? Ekspertët e gjumit zbulojnë 4 këshilla të sigurta për një gjumë të mirë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/11/2025 19:20

Në prag të festave, gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga lodhja kronike dhe po kërkojnë mënyra për të përmirësuar gjumin e natës.

Në vitin 2025 është shfaqur fenomeni “sleepmaxxing”, ku njerëzit përdorin pajisje, suplemente, sprejra e madje edhe “mouth tape” për të pasur gjumë perfekt. Por kjo obsesionim shpesh rrit ankthin dhe e përkeqëson gjumin.

Ekspertët e gjumit thonë se sekreti nuk është te pajisjet e shtrenjta, por te ndryshimet e thjeshta të përditshme. Gjumi i keq lidhet me rrezik më të madh për sëmundje të zemrës, diabet tip 2, depresion dhe dëmtime të përhershme kardiake.

4 këshillat kryesore të ekspertëve për gjumë më të mirë

1. Ruaj orarin e përhershëm të gjumit

Zgjohu në të njëjtën orë çdo ditë — kjo balanson “body clock”.

Orari i ndryshueshëm i gjumit çrregullon çlirimin e kortizolit dhe melatoninës.

Studimet tregojnë se gjumi pas mesnatës rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

2. Bëj një dush të ngrohtë para gjumit

Temperatura e trupit fillon natyrshëm të ulet para gjumit.

Një dush i ngrohtë e nxit këtë proces dhe sinjalizon trupin se është koha për të fjetur.

3. Shtrati = zonë pa scroll të telefonit

Blue light + stimulimi i trurit nga rrjetet sociale shtyjnë prodhimin e melatoninës.

Ekspertët sugjerojnë të shmanget telefoni për 15–60 minuta para gjumit.

Podcast-et ose muzika e qetë mund të jenë përjashtim.

4. Fillo mirë mëngjesin

Gjumi i mirë fillon që në momentin kur zgjohesh.

Drita e mëngjesit “fik” melatoninën dhe aktivizon ritmin ditor.

Mëngjesi stabilizon nivelin e sheqerit dhe energjinë e ditës.

Nuk ka nevojë për pajisje të kushtueshme apo obsesion me statistikat e gjumit.

Qëndrueshmëria, orari i rregullt, shmangia e telefonit para gjumit dhe rutina e mirë e mëngjesit janë mjetet më të fuqishme për gjumë të shëndetshëm dhe jetë me më pak lodhje. /GazetaExpress/