Dhurata Dora dhe Noizy duket se së shpejti do ta kenë një duet.
Të dy këngëtarët shumë të pëlqyer për publikun kanë sjellë deri tani këngë që janë pëlqyer e dëgjuar shumë, shume prej tyre janë edhe hite.
Noizy së fundmi ka pasur një bashkëpunim me Arilena Arën, kënga e të cilëve u lansua më 9 korrik dhe deri më tani është shikuar mbi 2.5 milionë herë në YouTube.
Ndërsa, pas kësaj, duket se reperi po paralajmëron një bashkëpunim me Dhuratën.
“A jeni gati për çka po vjen?”, ka shkruar ai në Instagram.
Ndërsa, edhe Dhurata Dora publikimin e saj në instragram e ka shoqëruar me fjalët: “Bëhuni gati”