A po kthehet Tovërlani te Prishtina? "Toki" sqaron gjithçka për "Express" - Gazeta Express
string(68) "a-po-kthehet-toverlani-te-prishtina-toki-sqaron-gjithcka-per-express"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 19:30

A po kthehet Tovërlani te Prishtina? “Toki” sqaron gjithçka për “Express”

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 19:30

Gjatë ditës së sotme, Prishtina ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme është ndarë me trajnerin Arsim Thaqi.

Thaqi e kishte marrë drejtimin e Prishtinës në muajin prill të sezonit të kaluar, duke e dërguar klubin kryeqytetas në finalen e Kupës dhe duke e fituar atë.

Megjithatë, pas njoftimit se Thaqi dhe Prishtina i kanë ndarë rrugët, nisën të qarkullojnë lajmet se Afrim Tovërlani do të jetë pasues i tij.

“Toki” në një prononcim për “Gazetën Express” ka bërë me dije se janë zhvilluar bisedime, megjithëse ende nuk ka diçka më konkrete.

“Jo nuk jom bo ende, biseda e takime ka pasë, ofertën e kam ende në tavolinë, por ende nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Tovërlani për “Express”.

Tovërlani momentalisht është selektori i kombëtares U21 të Kosovës. 58-vjeçari u emërua selektor i kësaj grupmoshe në vitin 2022.

Tovërlani në të kaluarën ishte shpallur tri herë kampion me Prishtinën, për të fundit herë në sezonin 2012-2013.

Gjatë karrierës së tij menaxheriale, “Toki” ka drejtuar edhe Feronikelin, Trepçën ’89 e Ferizajn.

Edhe pse nuk është konfirmuar nga “Toki”, sipas të gjitha gjasave ai do të kthehet në klubin bardhekaltër, ku është legjendë si lojtar, ashtu edhe si trajner.

Prishtina momentalisht është e para në tabelën e Superligës së Kosovës me 26 pikë të tubuara në 14 xhiro./GazetaExpress/