string(126) "a-po-i-ndihmoje-referet-me-shume-realit-a-barcelones-eksperti-i-referimit-i-zbulon-penalltite-qe-su-dhane-mbreme-ne-el-clasico"

Futboll

Gazeta Express

27/04/2025 22:47

A po i ndihmojë referët më shumë Realit a Barcelonës? Eksperti i referimit i zbulon penalltitë që s’u dhanë mbrëmë në “El Clasico”

Futboll

Gazeta Express

27/04/2025 22:47

Eksperti i referimit, Hajriz Hajdari në emisionin sporti “Favorit” i sqaroi rastet diskutabile mbrëmë në “El Clasico”.

Ai tha se dy penallti është dashur të akordohen në favor të Barcelonës.

“Gjyqtarët e kësaj ndeshje kanë qenë mjaft të ngarkuar. Real Madridi ka kërkuar me u ndërru gjyqtarët. Ai ka ra në ndikim nga ekipi i Real Madridit. Në dy raste, gjyqtari është dashtë të jap penallti për Barcelonën.  Rasti i kapjes nga Ceballos te Cubarsi është dashur të akordohet penallti”, tha Hajdari.

Sipas Hajdarit, penallti nuk ishte rasti i prekjes me dorë nga ana e Valverdes. E penallti sipas Hajdarit ishte edhe rasti i ndërhyrjes së Rudiger ndaj Ferran Torres.