Kylian Mbappe më në fund e kishte plotësuar dëshirën e tij për t’iu bashkangjitur Real Madridit këtë verë.
Mirëpo që nga transferimi te “Mbreti i Europës”, Mbappe ka qenë cak i kritikave, për paraqitjet e tij në fushën e lojës, ndonëse ka shënuar mbi 10 gola deri më tani.
Mbappe e nisi me gol aventurën te Reali, duke shënuar ndaj Atalantas në debutim, por pastaj për tri ndeshje s’arriti më të shënojë.
Mirëpo ishte shtatori, kur Mbappe shënonte në dy ndeshje radhazi, ndaj Sociedadit e Stuttgartit.
Që atëherë, ai nuk arriti më këtë “sukses”, deri më sot.
Sulmuesi francez shënoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Gironas, derisa gol arriti të shënojë edhe sonte në Bergamo ndaj Atalantas, në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve./GazetaExpress/