A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë? - Gazeta Express
string(80) "a-po-i-fsheh-ikshpk-ja-rezultatet-e-testeve-pcr-covid-19-te-laboratoreve-private"

Gazeta Express

18/09/2020 13:40

A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë?

Gazeta Express

18/09/2020 13:40

 Veç 23 teste në ditë më shumë po publikohen nga IKSHPK tash kur teste PCR po bëjnë edhe laboratorët privatë.

Kjo krahasuar me kohën kur teste ka bërë veç Instituti, shkruan Gazeta Infokus.

Lexo Edhe:

Megjithatë, laboratori i Devollëve brenda dite mesatarisht ka kryer mbi 50 teste.

Këto të dhëna të cilat fillimisht laboratori në fjalë i kishte konsideruar si sekrete e bashkë me të as IKSHPK e as Ministria e Shëndetësisë nuk kishin pranuar t’i ndajnë me mediat, ato Infokusit ia ka dërguar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Nga kjo po i bije që me fillimin e punës së laboratorëve privat, IKSHPK ose ka ulur numrin e testeve që i kryen, ose po i fsheh ato, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi brenda 25 ditësh, kur teste bënte veç Instituti, ishin prezantuar 11 mijë e 405 teste.

E për 25 ditë, tash bashkë me laboratorët privat, IKSHPK ka publikuar 11 mijë e 970 teste, apo veç 565 teste më shumë.

Megjithatë, sipas Autoritetit Kosovar të Konkurrencës gjatë kësaj periudhe 25 ditore, veç Laboratori i Devollëve i ka bërë 1 mijë e 361 testime

Kësisoj, për 25 ditë, Instituti ose ka bërë 796 teste më pak se sa kohën pa privatë ose i ka fshehur ato.

Mirëpo, vet zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, gjatë muajit gusht kishte treguar se edhe rezultatet e privatëve e edhe ato të Institutit publikohen nga ky i fundit.

E për këtë, ka 4 ditë që Gazeta inFokus ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Instituti edhe nga Ministria e Shëndetësisë se a ka ulur numrin e testimeve Instituti apo po i fshehin ato, por që të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.