A po e paralajmëron Ministria lejimin e shamisë në shkolla? - Gazeta Express
string(58) "a-po-e-paralajmeron-ministria-lejimin-e-shamise-ne-shkolla"

A po e paralajmëron Ministria lejimin e shamisë në shkolla?

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 15:23

Në Kosovë ka nisur një fushatë me kërkesën për ndryshimin e udhëzimit administrativ i cili e ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Për këtë fushatë nuk është deklaruar akoma ministrja Arbërie Nagavci e as kryeministri Albin Kurti, edhe pse një gjë e tillë po u kërkohet përmes komenteve të shumta që po u bëjnë qytetarët që të ndryshohet ky udhëzim administrativ.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thotë se e drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj “konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”, thuhet në reagimin e tyre.

“Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar”, thuhet tutje në reagim.

Komunikata e plotë e ministrisë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave është duke i bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor 2022/2023 të nis sipas planit të paraparë.

Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, MASHTI është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme.

E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.

Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar.

Ju njoftojmë se tashmë jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor dhe presim që procesi mësimor të nis sipas planifikimeve.

Ju dëshirojmë pushime të mira dhe vit të mbarë shkollor!