A po e mendon dorëheqjen, përgjigjet Giresse - Gazeta Express
string(43) "a-po-e-mendon-doreheqjen-pergjigjet-giresse"

A po e mendon dorëheqjen, përgjigjet Giresse

Futboll

Gazeta Express

28/03/2023 23:08

Kosova zhgënjeu duke barazuar 1:1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse tha se nuk e mendon dorëheqjen dhe do të vazhdojë të punojë.

Lexo Edhe:

Na ka munguar diqka në fund që të konkretizojmë rastet. Disa vendime të arbritrit nuk ishin të duhura. Ka shumë gjëra që kanë ndikuar që ndeshja të përfundonte me rezultat 1:1. Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante mbrapa. Jemi përgatitur për këtë mënyrë të lojës. Kemi pasur raste por nuk mundëm të thyenim mbrojtjen. Kam kërkuar të luajmë më shpejt. Veprimi I fundit na ka munguar. Kjo ndikoi. Mendoj që është shumë herët të flitet se puna është e përfunduar sa I përket kualifikimit. Qëllimi është që të punoj dhe vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua ajo që ju kënaq juve si vendim”, tha Giresse pas ndeshjes.