Javë me plot shprehje creative eksperimentale, nga arti vizuel, deri në kulinarizëm, teatër, film dhe muzikë. Ku janë ngjarjet kryesore? Qe edhe një Monday Marks me plot propoozime të freskëta.
Kjo javë dhe ky Monday Marks sjell një program të pasun kulturor nëpër Kosovë e Shqipëri: nga premierat koncertale te ekspozitat e reja dhe festivalet teatrore.
Filharmonia e Kosovës hap javën me “La Tempesta sul Lago”, ndërsa në Pejë Jeton Gucia prezanton pikturat e tij të ngrohta e naive. Prishtina pret edicionin e radhës të festivalit “Moisiu” dhe një mbramje të zhurmshme e të trentë në Termokiss me “Rock për Rock”. Kini “Jusuf Gërvalla” n’Pejë sfaqe filmin për Rexhën e katundit, ndërkohë, Prizreni ofron një perspektivë të re mbi artin digjital në “aDigital Perspective”. Për ata që dojne me kcy dhe lëvizjet latine, Evolution Dance Studio sjell punëtorinë e veçantë të Tango Argentino. Zanzi Jazz Bar hap dyert për ekspozitën “Piecemeal Utopia” të Arsa Mustafa.
Përtej qyteteve n’Kosovë, Tropoja bohet qendër bashkëpunimi për krijues të rinj me projektin “Next Generation” ku kanë me performu edhe Shpati Deda dhe Oda Haliti, ndërsa Tirana prezanton ekspozitën e qilimave të Azarbejxhanit dhe Shqipnisë me titullin “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, që lidh traditën me bashkëkohoren.
Javën e mbyll një darkë eksperimentale në Thana, me receta të guximshme që nuk janë provuar më parë në Kosovë. Një javë plot ritme, ngjyra, eksperimente dhe takime – krejt çka i duhet një jave vjeshte…
Linku me ngjarjet: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-17-nentor