"A mundeni me pru këtë model të bashkimit të partive edhe në Kuvend?", Ajeti përgjigjet në pyetjen e moderatorit se si mund të ndodhë kjo - Gazeta Express
string(133) "a-mundeni-me-pru-kete-model-te-bashkimit-te-partive-edhe-ne-kuvend-ajeti-pergjigjet-ne-pyetjen-e-moderatorit-se-si-mund-te-ndodhe-kjo"

Gazeta Express

14/08/2025 18:11

“A mundeni me pru këtë model të bashkimit të partive edhe në Kuvend?”, Ajeti përgjigjet në pyetjen e moderatorit se si mund të ndodhë kjo

Gazeta Express

14/08/2025 18:11

Kandidati për kryetar të komunës së Graçanicës, nga Aleanca Shqiptare, Leutrim Ajeti thotë se bashkëpunimi mes partive edhe pas formimit të institucioneve është i domosdoshëm.

Ai në emisionin Frontal në T7 tha se beson që një bashkëpunim i tillë sikur Aleanca Shqiptare në komunën e Graçanicës do t’ju shërbejë edhe nivelit qendror për formimin e institucioneve.

“Unë besoj që kjo do tju shërbej, edhe nivelit qëndror për të bashkëpunuar  e për t’i formuar institucionet. Në momentin që  e kom marrë pozitën  e nënkryetarit, inatet e ato i kam lënë anësh, kom fillu me punu që askush të mos ndihet i diskriminuar. Investimet i para jam mundu me i dërgu në ato vende ku nuk kam pas vota. Është një komunë specifike dhe me të vërtet duhet të jemi të gjithë bashkë. Në zyrën ku unë kam shërby, kanë ardhë përfaqësuses të partive politike me u taku me mu, njëjtë si me qenë nënkryetar nga partia e tyre.Unë i kam prit sikur sikur ska pasur front tjerë. S’kam punuar me hile. Unë besoj që kjo është qelsi”, tha Ajeti.

Ajeti, mbrëmë njoftoi se në Graçanicë – komunë nominalisht me shumicë serbe – nuk do të ketë pluralitet partiak shqiptar, por unitet të plotë njëlistësh mes Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkarisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë”, shkroi ai.