A mund të tregojnë postimet se dikush është në depresion? - Gazeta Express
string(56) "a-mund-te-tregojne-postimet-se-dikush-eshte-ne-depresion"

Shneta tjera

Gazeta Express

13/07/2023 21:48

A mund të tregojnë postimet se dikush është në depresion?

Shneta tjera

Gazeta Express

13/07/2023 21:48

Studiuesit kanë zbuluar se individët në depresion postojnë foto që janë më blu, më të errëta dhe më gri se imazhet e postuara nga të tjerët.

Kërkimet e reja e mbështesin këtë pasi disa studiues në Universitetin e Harvardit dhe Universitetin e Vermontit janë në gjendje të mësojnë me anë të një kompjuteri njerëzit në depresion me  një saktësi të habitshme , kjo vetëm duke skanuar fotot e tyre në Instagram.

Për studimin, studiuesit fillimisht analizuan mijëra fotografi nga 166 përdorues të Instagramit, 71 prej të cilëve kishin një histori depresioni. Ata zbuluan se individët në depresion postonin foto që ishin më blu, më të errëta dhe më gri se imazhet e postuara nga të tjerët.

Njerëzit në depresion favorizonin gjithashtu Inkwell, një filtër në Instagram që i kthen fotot bardh e zi. Fotot e tyre ishin më të trishtuara dhe ata prireshin të postonin fotografi që kishin më pak fytyra në to për çdo foto.

Gjetjet tregojnë se depresioni mund të zbulohet në postimet në Instagram dhe mund të jetë një “projekt për shqyrtimin efektiv të shëndetit mendor” në të ardhmen, thonë studiuesit.