A mund të të përqafoj? Mjeku i njohur gjest emocionues për studenten e kthyer nga Kina - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2020 19:55

A mund të të përqafoj? Mjeku i njohur gjest emocionues për studenten e kthyer nga Kina

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2020 19:55

Studentja shqiptare e kthyer nga Wuhan, aty ku ishte edhe vatra e parë e Coronavirus, pas kthimit në Shqipëri është përballur me shumë paragjykime.

E ftuar në emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus Silva Doçi rrëfeu mes emocionesh se në rrjetet sociale e kanë parë si një “rrezik” për përhapjen e virusit në vendin tonë.

“Në fillim njerëzit nuk më njihnin. Kur erdha u prita nga një person i Institutit të shëndetit publik në aeroport. Duhet të firmosja disa dokumenta, ata duhet të merrnin një kopje të dokumentave që unë solla nga Turqia. Familja më ka pritur shume ngrohtë, por kam parë në rrjetet sociale që ka patur edhe persona jo shumë mikëpritës me komentet e tyre që kjo është mbartëse e coronavirusit, kjo do të na sjelli coronavirusin nga Kina. Komente të tilla që unë nuk ju vë shumë rëndësi dhe i konsideroj si keqadashëse”, përfundoi Silva.

Pas kësaj deklarate, mjeku I njohur Infeksionist Pëllumb Pipero i ka dhuruar një përqafim studentes, si një mesazh për të ndjekur faktet dhe jo mitet.

Ndërsa në një lidhje skype nga Firenze, farmacistja shqiptare Arta Nikaj u shpreh se situata është alarmante. Duke lidhur një analogji me situatën në Shqipëri, Nikaj shtoi gjithashtu se edhe në Itali ka një krizë për mjetet dezinfektuese si dhe maskat mbrojtëse.