A mund të shkarkohen sekretarët e ministrive? - Gazeta Express

A mund të shkarkohen sekretarët e ministrive?

Lajme

Gazeta Express

20/02/2020 20:39

Njohësit e administratës tregojnë se si do të mund të bëhet riorganizim i sekretarëve të ministrive.

Një vendim i qeverisë që e udhëheq kryeministrit Albin Kurti gjatë mbledhjes së ekzekutivit ka prekur sekretarët e ministrive të cilat tashmë janë fuzionuar.

Duke mos dhënë shumë detaje, kryeministri kërkoi që sekretarët të hyn në listën e nëpunësve tepricë.

Mirëpo dikush që njeh mirë administratën tregon bazën ligjore se si do të mund të bëhet ky riorganizim.

Rushiti gjithashtu thotë se pozitat ekuivalente janë vështirë të gjinden për këta sekretar.

Sipas tij shkarkimet sipas ligjit në fuqi janë thuajse të pamundura.

Televizioni T7 gjatë ditës ka kërkuar sqarim nga zyra e kryeministrit për këtë gjë.

Por nga kjo zyre kanë refuzuar që të japin sqarim për vendimin e KM Kurti.

E njëri nga sekretarët që u zëvendësua me një tjetër thotë se do të ndërmarr veprime ligjore.

Ministritë që do të prekën nga ky riorganizim janë ajo e MPB, Arsimit, Financave, Punëve të jashtme, dhe Infrastrukturës.