A mund të infektoheni sërish nga koronavirusi, nëse shëroheni njëherë? - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/03/2020 16:29

A mund të infektoheni sërish nga koronavirusi, nëse shëroheni njëherë?

Lajme

Gazeta Express

17/03/2020 16:29

Një nga çështjet më shqetësuese që nga shpërndarja e virusit Covid-19 ka qenë nëse të infektuarit që shërohen nga sëmundja, mund ta marrin virusin prapë. Po ashtu, çka do të thotë ky sëmundje për imuntetin e njeriut.

Të hënën, këshilltari kryesor i Qeverisë britanike për shkencë, Patrick Vallance dhe Chris Whitty, këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, tentuan ta risigurojnë qytetarët. Thanë se ata që e kanë pasur virusin njëherë, kanë arritur që ta zhvillojnë imunitetin e tyre – dhe është e pazakontë që të infektohen serish, shkruan the Guardian, transmeton Gazeta Express.

Pyetja u ringjall pasi muajin e kaluar, autoritetet japoneze thanë se një grua që e ka pasur virusin më herët dhe u shërua e pasi është shëruar, kur i është bërë sërish testi ka dalë sërish pozitive.

Shkëncëtarët kanë rënë në mëdyshje pas këtij lajmi, shkruan gazeta britanike.

Profesor Mark Harris, një ekspert në fushën e studimit të virusëve në universitetin Leeds, ka thënë se riinfektimi në rastin e virusit Covid-19 është “i pazakontë”, por shtoi se “në literaturën shkencore janë evidentuar infektime të vazhdueshme nga koronavirusët e kafshëve (kryesisht nga lakuriqi). /Express/