A mund të humbasin kilogramët vetëm duke ecur? - Gazeta Express
string(45) "a-mund-te-humbasin-kilogramet-vetem-duke-ecur"

A mund të humbasin kilogramët vetëm duke ecur?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

09/06/2022 19:31

Ju mund të humbni kilogramët e tepërt duke ecur, në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të ecjes.

Shumë varet nga dieta, por duhet t’i kushtoni vëmendje dietës, çfarëdo lloj ushtrimi që bëni. Reduktimi i marrjes së kalorive është mënyra më e shpejtë për të humbur peshë dhe më efektive sesa ushtrimet vetëm.

Lexo Edhe:

Por kjo nuk do të thotë se aktiviteti fizik nuk është një faktor i rëndësishëm për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Nëse ecni shpejt për rreth 30 minuta çdo ditë, do të digjni 150 kalori më shumë gjatë ditës. Për të humbur rreth 0,5 kilogramë në javë, duhet të konsumoni rreth 500 kalori më pak në ditë. Sigurisht, sa më shumë dhe më shpejt të ecni, aq më shumë kalori digjni.

Rritni nivelin e intensitetit

Për të përfituar sa më shumë nga ecja, duhet të rrisni nivelin e intensitetit të ushtrimeve. Stërvitjet intensive janë më të mirat për humbje peshe, sepse ato do ta inkurajojnë trupin të djegë më shumë kalori edhe në pushim.

Mos harroni se, kur bëhet fjalë për stërvitjen, ekuilibri është çelësi. Mos e shtyni veten shumë dhe nëse sapo keni filluar të ecni çdo ditë, ecni ngadalë dhe më shkurt. Rritni intensitetin dhe kohëzgjatjen e ecjes gradualisht, në përputhje me rritjen e gjendjes fizike.

Pasi të humbni kilogramët e tepërt, ushtrimet bëhen edhe më të rëndësishme sepse janë ato që do t’ju lejojnë të ruani peshën tuaj të dëshiruar. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që ushtrojnë çdo ditë e kanë më të lehtë të mbajnë të njëjtën peshë trupore për një periudhë disa vjeçare.

Nëse mendoni se nuk ju mjafton vetëm ecja, por ju pëlqen të ecni, provoni të ecni me ngarkesë ose pesha. Ka pesha që mund t’i vendosni edhe rreth kyçit të këmbës. Në këtë mënyrë, trupi do të jetë nën më shumë përpjekje dhe rezultatet do të jenë pak më të shpejta.