A mund ta thyejë mallkimin në Botëror, Cristiano Ronaldo - Gazeta Express
string(55) "a-mund-ta-thyeje-mallkimin-ne-boteror-cristiano-ronaldo"

Botërori 2022

Gazeta Express

06/12/2022 9:59

A mund ta thyejë mallkimin në Botëror, Cristiano Ronaldo

Botërori 2022

Gazeta Express

06/12/2022 9:59

Futbollisti i ardhshëm i Al-Nassr ka shënuar vetëm një gol në grupe gjatë këtij Botërori

Cristiano Ronaldo ka shumë për të festuar në paraqitjen e tij të pestë në Botëror, pasi që futbollisti i ri i Al-Nassr tashmë e di ku është e ardhmja e tij në nivel klubi. Ai do të luan kundër Zvicrës sot dhe ai e di si të kërkon për të thyer një rekord individual.

Portugalia kërkon çerekfinalen kundër Zvicrës

CR7 dhe Portugalia do të kenë punë kundër Zvicrës për ta prerë një biletë për çerekfinale të Katari 2022, por në këtë ndeshje ai ka mundësinë që të arrijë të shënojë nëntë gola në pesë Botëror sa ka marrë pjesë, një gjë të cilën, nëse arrihet, do të jetë një rekord i mirë për një futbollist 37 vjçar.

Golat e Cristiano Ronaldos në Botëror

– Gjermani 2006: 1

– Afrika e Jugut 2010: 1

– Brazili 2014: 1

– Rusia 2018: 4

– Katari 2022: 1

Ish sulmuesi i Real Madrid dhe manchester United ka një mundësi të mirë për ta thyer mallkimin dhe kritikat që ai ka shënuar shumicën e herëve nga një gol dhe ka shkuar në shtëpi nga pesë pjesëmarrjet e tij në Botëror. Kundërshtari konsiderohet ideal pasi që ai e dinë se nëse nuk shënon kundër Zvicrës do ta këtë të vështirë që të shënojë kundër garuesve tjerë.

Sot në mbrëmje ai mund ta bëjë këtë në 1/8-ën e finales, pasi që gjashtë nga tetë çerekfinalistë për Katari 2022 tashmë dihen.

Si ka përparuar Portugalia deri tani në Botëror

Ndeshja në mes të Portugalisë dhe Zvicrës do të jetë e fundit në program për fazën e 1/8-ës së finales dhe luhet në Lusail Stadium në ora 20:00 dhe fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet me fituesin e çiftit, Marok-Spanjë, të cilat katër orë më parë do të shihet se cila do të jetë në mesin e tetë skuadrave më të mira.

Ata të cilët kanë siguruar kalimin në çerekfinale janë, sipas kohës së ndeshjeve: Holanda (që mposhtë SHBA). Argjentina (që mposhti Australinë), Franca (që mposhti Poloninë), Anglia (e cila mposhti Senegalin), Kroacia (që mposhti Japoninë) dhe Brazili (të cilët mposhtën Korenë e Jugut). /GazetaExpress/