Dwayne “The Rock” Johnson shpërtheu në lot të martën mbrëma kur filmi i tij The Smashing Machine mori një ovacion 15-minutësh në Festivalin e Filmit në Venecia.
Ish-ylli i WWE, 53 vjeç, tashmë është në qendër të zërave për Oscar me rolin e tij të ri, ku portretizon mundësin amator dhe luftëtarin e MMA-së, Mark Kerr, në filmin biografik.
Ai luan përballë Emily Blunt, e cila interpreton të dashurën e Markut, Dawn Staples.
Dwayne Johnson weeps during the 15-minute #Venezia2025 standing ovation for ‘The Smashing Machine.’ This was the most emotion we’ve since on the Lido since Brendan Fraser launched his Oscar campaign here four years ago for ‘The Whale.’ pic.twitter.com/BzAjB4v6uk
— Ramin Setoodeh (@RaminSetoodeh) September 1, 2025
Gjatë ovacionit – një nga më të gjatat në Venecia këtë vit – regjisori i filmit, Benny Safdie, përqafoi aktorët kryesorë dhe gjithashtu shpërtheu në lot gëzimi nga pritja që mori.
Ky rol i ri shënon një largim nga filmat tipikë aksion që Dwayne ka bërë deri më tani.
Dwayne – i shpallur “Favorite Male Buttkicker” në Kids Choice Awards më 2013 – ka shprehur tashmë dëshirën për t’u “marrë seriozisht” pas viteve të tëra ku ishte “futur në një kuti” nga rolet e tij.
Ai e nisi karrierën e aktrimit në televizion, paralelisht me mundjen, dhe gjatë shfaqjes në Venecia një fans iu drejtua me thirrjen: “Can you smell what the Rock is cooking?!” – duke shkaktuar të qeshura nga ylli i WWE-së.
The Rock ka marrë pjesë në filma të mëdhenj si Jumanji, Moana dhe The Fast and the Furious, por tani synon diçka më të madhe se arkat e kinemasë – dhe shpreson të fitojë një Oscar me The Smashing Machine. /GazetaExpress/