A keni probleme me mbipeshën dhe peshën morbide? - Gazeta Express
string(49) "a-keni-probleme-me-mbipeshen-dhe-peshen-morbide-2"

A keni probleme me mbipeshën dhe peshën morbide?

Shneta

Gazeta Express

16/11/2021 13:58

A keni probleme me mbipeshën dhe peshën morbide? A jeni të lodhur nga dietat e mundimshme  me vite të tëra dhe të paefektshme në humbjen e peshës?

Zgjidhja tanimë gjëndet pranë jush, në Spitalin Amerikan në Prishtinë, aty ku ofrohen shërbimet për trajtimin mjekësor  të mbipeshës patologjike me teknologji moderne laparoskopike mini-inazive. 

Lexo Edhe:

Përkufizimi i mbipeshës dhe obesitetit.

Sikur mbipesha dhe obesiteti të ishin vetëm probleme estetike kjo do të ishte më pak shqetësuese. Por obesiteti është një problem serioz shëndetësor dhe si pasojë ka rritjen e rrezikut për sëmundje të ndryshme.

Obesiteti është përgjegjës për mbi 1 milion vdekje dhe 12 milion të sëmurësh çdo vit në Europe.

Kur për një person thuhet që ka mbipeshë zakonisht i referohemi një peshe të tepërt të përbërë nga indi muskulor, kockat dhe indi dhjamor, ndërsa si OBEZ i referohemi situatës kur personi ka peshë të tepërt kryesisht nga indi dhjamor. Një person konsiderohet OBEZ  kur pesha e tij kalon 20% e më shumë të peshës normale.

Indeksi i masës trupore (BMI) është mënyra më e mirë për matjen e prevalencës së obesitetit në një popullatë por përdoret edhe tek rastet individuale.

Në trajtimin Laparoskopik Mini Invaziv të mbipeshës morbide, kirurgët me në krye mjekun Doc. Dr. Sabri Tmava MD PhD në Spitalin Amerikan në Prishtinë, aplikojnë procedurën  e GASTRIC SLEEVE  apo largimin e pjesës së madhe të stomakut duke modeluar një stomak me pamje dhe formë të bananes ose slevee/mëngë. Kjo është procedura më e përhapur dhe me efektive në humbjen e peshës dhe kthimin e pacientit në peshë normale. Me pjesën e stomakut  të mbetur, ju do të ndiheni të ngopur me sasi të vogël të ushqimit në krahasim me periudhën para operacionit. Ju do të keni kufizim të masës ushqimore që futet në organizëm dhe kështu do te filloni të humbni peshë gradualisht në mënyrë të sigurtë pa pasur nevojë të përdorni dieta strikte dhe të mundimshme!

Procedura e Gatsric Sleeve.

Pacientët që janë kandidatë për Gastric Sleeve i nënshtrohen përgatitjes protokollare preoperative, ku ekipi që trajton këtë patologji përbëhet nga specialistë të fushave të ndryshme si kirurgu, anestezisti, gastroenterologu, endokrinologu, nutricionisti etj.

Pasi të bëhet evaluimi i plotë dhe përgatitjet e pacientit në aspektin klinik, përgatitet plani operativ.

Me anë të rrugëve laparoskopike duke aplikuar vendosjen e disa portave apo hyrjeve me madhësi rreth 0.5 dhe 1.0 cm vendosen pajisjet speciale të cilat mundësojnë që të përgatitet stomaku dhe të bëhet gati për largimin e pjesës më të madhe të tij. E tërë procedura operative kryhet me anë të një kamere speciale e cila futet brenda hapësires së barkut dhe përmes video monitoreve kryhet me saktësi  dhe me lehtësi . Prerja dhe qepja e stomakut realizohet me anë të pajisjeve speciale që quhen STAPLER  endokirurgjikal, të cilët mundesojnë prerjen dhe qepjen e stomakut në të njëjtën kohë. Gjatë heqjes së masës më të madhe të stomakut përmes vrimës së portës largohet edhe pjesa ku prodhohet hormoni që stimulon oreksin. Kjo automatikisht do të mundësojë uljen e nevojës për marrjen e ushqimit.

Vendosja e portave hyrëse gjatë  GASTRIC SLEEVE.

Pacienti qëndron disa ditë në spital derisa të vendoset funksioni i plote i organeve të sistemit të trejtjes.

Humbja e peshës pas operacionit  për GASTRIC SLEEVE

Përparesitë e GASTRIC SLEEVE në karahasim me procedurat tjera është evident, procedura nuk shkakton çrregullime metabolike, është procedurë që shkakton humbjen e përhershme të mbipeshës dhe në duar të ekspertëve është procedurë e sigurtë dhe lehtë e aplikueshme!

Për më shumë informacion kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën! #spitaliamerikan #perqafojejeten

/artikull i sponsorizuar/

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web