“A ka shtet në këtë vend?” – Demolli pas vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare - Gazeta Express
string(68) "a-ka-shtet-ne-kete-vend-demolli-pas-vrasjes-se-shtatzenes-35-vjecare"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2022 20:36

“A ka shtet në këtë vend?” – Demolli pas vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare

Lajme

Gazeta Express

01/12/2022 20:36

Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka pasur kritika të ashpra për shtetin dhe institucionet e Kosovës për të cilat thotë se nuk arritën ta mbrojnë Hamide Magashin dhe foshnjën e saj nga ish-burri i saj.

Demolli në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se si është e mundur që një grua shtatzënë e cila ka pasur të lind pas një ditë të jetë në oborrin e QKUK’së.

Lexo Edhe:

Sipas saj, po vazhdon të përsëritet dështimi vrastar institucional.

“Kjo vrasje është e papame e pa dëgjuar në Kosovë kohëve të fundit. E dhimbshme ka qenë sepse po përsëritet dështimi vrastar institucional.

Një zinxhir i tanë i dështum. Si është e mundur që një shtatzënë që ka pasur të lëndë, sot të mund të jetë në oborrin e QKUJK’së, a ka llogaridhënie ky institucione, si mundet që një grua shtatzënë te jetë në oborrin e QKUK’së. Si është e mundur nën urdhrin e mbrojtës, a ka shtet në këtë vend që i ndalon”.

Po ashtu, Demolli ka kërkuar llogari edhe nga Gjykatat dhe Prokuroria se si është e mundur që një person më aktakuzë të jetë i lirë.

“Kjo grua me guximin e saj e ka lajmëruar rastin. Ai ka pasur edhe një aktakuzë për kanosje, si ka mundur të jetë ai në liri? Ku janë sot gjykatat dhe ku është prokuroria që sjanë dalë e të na japin llogari.

I gjithë zinxhiri i shtetit e drejtësisë ka dështuar, jo vetëm ta mbrojë, por ka dështuar edhe të japë llogari. Ne e dim që dorëheqja lidhet me ndërgjegjen e gjithkujt, por ka dështuar”.