A ka Shqipëria teste për covid19?! Opozita përplaset me ISHP-në - Gazeta Express
string(61) "a-ka-shqiperia-teste-per-covid19-opozita-perplaset-me-ishp-ne"

Gazeta Express

14/07/2020 18:57

A ka Shqipëria teste për covid19?! Opozita përplaset me ISHP-në

Gazeta Express

14/07/2020 18:57

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka sulmuar sërish qeverinë lidhur me numrin e tamponëve që bëhen në vend për gjurmimin e covid-19.

Spahia thotë se dhe sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk i kurseu videot e propagandës, ndërsa shtoi se tamponët janë me racion.

Lexo Edhe:

Pas tij reagoi edhe Instituti i Shëndetit Publik.

ISHP thotë se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid-19.

“Instituti I Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët.

Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshuara si të prekur nga Covid19”, thuhet në reagimin e ISHP-së.

I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”.

Deklarata e PD

Edhe sot ministrja e shëndetësisë nuk na e kurseu videon e përditshme të propagandës, se sa i kënaqur është personeli shëndetësor, aty ku ajo shkon me kamerën e ERTV-së.

Por realiteti edhe sot i doli më kokëfortë se akrobacitë e propagandës, si për mungesën e vëmendjes ndaj personelit shëndetësor ashtu edhe për tamponë që jepen me racion kur kërkohen, e për qokë sa herë ka rast. Denoncimi që përcollëm pak ditë më parë se në Shkodër jepeshin me racion 5 tamponë në ditë, u duk si rast i izoluar, por nuk është kështu.

Sot ndoqa me shqetësim denoncimim e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit, që deklaronte se u jepeshin vetëm 15 tamponë në ditë, e ISHP refuzonte t’u jepte më shumë, pavarësisht nevojës shumë më të madhe, e më pas thjesht nuk u përgjigjej telefonatave.

Akoma më shqetësues ishte denoncimi nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, i rastit të një infermiereje me simptoma prej 4 ditësh, pjesë e ekipit që kishte trajtuar punonjësit me shenja Covid-i të një fasonerie, të cilës nuk i bëhej tamponi!!!

Këto janë raste konkrete dhe kanë të bëjnë me sigurinë si të personelit ashtu edhe të qytetarëve.

As edhe njëherë të vetme zonja ministre nuk flet për këtë situatë, ndërsa kryeministri ka hequr dorë dhe është fshehur, qëkur situata i ka dalë jashtë kontrollit! Nuk ka qeveri në planet, që të jetë kaq mospërfillëse për një situatë të cilën e ka krijuar me papërgjegjshmërinë e saj! Një dështim që mban emrin e Edi Ramës dhe të gjithë atyre që në mënyrë militanteske besuan dhe ende besojnë se situata mund të vihet nën kontroll me propagandë! Zonja ministre merr masa për kite të tjera testesh, sepse kjo rritje e përditshme e numrave të të infektuarve, imponon gjurmim serioz të kontakteve, shumë më të larta në stinë pushimesh, se në periudhat e tjera të vitit!