A ka pakt Basha- Rama? Kreu i PD: Do bëj gjithçka që ta çoj Ramën prapa hekurave - Gazeta Express

A ka pakt Basha- Rama? Kreu i PD: Do bëj gjithçka që ta çoj Ramën prapa hekurave

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2020 21:47

Lideri i opozitës Lulzim Basha është pyetur drejtpërdrejt nga gazetari Blendi Fevziu, nëse PD dhe PS kanë bërë një pakt mes tyre.

-A ka marrëveshje mes jush e kryeministrit Rama?

Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para e punës, ata që shpërndajnë këtë propagandë hedhin versione të ndryshme. E para, drejtori i një medie të madhe kombëtare…po qeshnim para nja një muaji me Presidentin pas një takimi…janë të njëjtët njerëz që mëngjes thonë që ka marrëveshje që Rama të bëhet President dhe Meta kryeministër dhe pasdite, Rama të bëhet President dhe Basha kryeministër. Tani të them diçka serioze.

Përtej dallaveraxhinjve të vegjël dhe provincialë, megjithëse blenë makina luksoze dhe vila, që janë 5 a 6, ka dy gjëra që nuk kanë të bëjnë me ata, as me darkat e tyre luksoze, për të mbrojtur në këmbë një kufomë politike. Nuk ka për të pasur ndryshim të vërtetë pa ndëshkuar Edi Ramën, Erion Veliajn dhe ministrat e tyre të korruptuar për çdo shkelje.

Rruga mund të mos jetë e shpejtë, por ky është zotimi im i vërtetë si kryetar i opozitës dhe nesër si kryeministër. Ata që kam në dorë si ekzekutiv, vënien në dorë të drejtësisë gjithçka për të vënë para drejtësisë që nga afera e fundit që është ajo e Teatrit. Pa ndëshkimin e krimeve, ajo shoqëri i përsërit ato. Duhet të ketë një thyerje dhe monumenti për ta thyer këtë rreth vicioz të së keqes, është tani. Jo të bëj qeverisje me Edi Ramën për t’i ndëshkuar për çdo krim.