"A ka pajtim me Nismën", Kurti s'iu përgjigjet gazetarëve - Gazeta Express
string(53) "a-ka-pajtim-me-nismen-kurti-siu-pergjigjet-gazetareve"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 11:06

“A ka pajtim me Nismën”, Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 11:06

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka arritur pajtim me Nismën e Fatmir Limajt pas negociatave të fundit që këto dy subjekte po i bëjnë.

Siç bën zakonisht, Kurti injoroi pyetjet dhe iu drejtua Kuvendit ku do të mbahet seanca konstituive për të 51-ën herë.

Për këtë marrëveshje të mundshme me Nismën ka folur edhe partneri i koalicionit të Kurtit, Faton Peci, i cili tha se Nismës i kanë ofruar “një marrëveshje të favorshme” me qëllim të përfshirjes së saj në qeverinë e ardhshme.

“Shpresa vdes e fundit. Unë them që shpresa nuk vdes kurrë. Mendoj se, sipas informacionit që kemi, oferta e kryeministrit ndaj Nismës ka qenë mjaft gjeneroze, që ata të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme. Bëhet fjalë për disa pozicione”, tha ai.

Ndërkohë, e propozuara e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, tha se janë në pritje të përgjigjes së Nismës meqë “ia kemi dërguar ofertën”.

Fatmir Limaj po e synon pikërisht postin që Vetëvendosje nguli këmbë t’ia japë Haxhiut./Express/

Video nga EO: