A ka mundësi që Kosova të bëjë padi për gjenocid ndaj Serbisë? Flet ish-prokurori i Hagës - Gazeta Express
string(88) "a-ka-mundesi-qe-kosova-te-beje-padi-per-gjenocid-ndaj-serbise-flet-ish-prokurori-i-hages"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 7:37

A ka mundësi që Kosova të bëjë padi për gjenocid ndaj Serbisë? Flet ish-prokurori i Hagës

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 7:37

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka folur për mundësinë e ngritjes së një padie për gjenocid nga Kosova ndaj Serbisë, duke theksuar se çdo vendim i tillë duhet të merret me shumë kujdes.

Ai rikujtoi se aktakuza e Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë kundër Slobodan Milosheviq për krimet në Kosovë nuk përfshinte akuzën për gjenocid.

“Më lejoni të filloj me aktakuzën në Tribunalin e Hagës. Aktakuza lidhur me Kosovën kundër Millosheviqit nuk përfshinte pohimin për gjenocid. Ishte hartuar nga avokatë të tjerë para se unë të kisha filluar në Tribunal dhe më duhej që menjëherë të vazhdoja me rastin”, u shpreh ai.

Sipas Nice, është shqyrtuar mundësia e shtimit të akuzës për gjenocid, por në fund është marrë një vendim për të mos e përfshirë atë në aktakuzë.

“Gjenocidi ndoshta do të kishte qenë i mundur të përfshihej në aktakuzë, por nuk u përfshi dhe mendoj se u mor vendimi i duhur për shkak të procesit të gjykimit”, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement